‘Pse më parakalove?’, zbardhet motivi i plagosjes me armë zjarri në Berat

‘Pse më parakalove?’, zbardhet motivi i plagosjes me armë zjarri në Berat

Parakalimi me makinë është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari në Berat, të identifikuar si Fabjel Toska (Xhindi). Mësohet se 37-vjeçari Toska po udhëtonte me një shok me makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi. Kështu ka nisur edhe konflikti që coi në plagosjen e tij me një plumb në bark. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor...