Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zjarri vdekjeprurës shkaktoi zemërim në vend, Hong Kongu shkon në zgjedhje për anëtarët e Këshillit Legjislativ
Banorët e Hong Kongut po votojnë në zgjedhje që konsiderohen si një provë e ndjenjës publike pas një zjarri vdekjeprurës që ka shkaktuar zemërim në qytet. Qeveria ka nisur një fushatë të gjerë për të inkurajuar qytetarët të zgjedhin anëtarët e Këshillit Legjislativ , ndërsa të gjithë kandidatët janë verifikuar për besnikëri ndaj Kinës. Zgjedhjet zhvillohen në një periudhë zie, pas zjarrit të muajit të kaluar në Tai Po, i cili vrau gati 160 persona. Ditët e fundit, autoritetet kanë shpërndarë ndihma për të mbijetuarit, kanë arrestuar të dyshuar dhe janë zotuar të përmirësojnë sigurinë në ndërtesa, ndërsa banorët shtrojnë pyetje për mënyrën si ndodhi tragjedia. Sipas ‘BBC’, në garë janë 161 kandidatë për 90 vende në Këshillit Legjislativ, i cili funksionon si një miniparlament...