Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Buxheti 2026, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për buxhetin e vitit 2026. Në podcastin “Flasim”, Rama tha se pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje, duke theksuar se Shqipëria tashmë është në një nivel tjetër. “Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike. Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në...