Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rama vijon presionin ndaj GJK – I është prishur linja e firmave për tenderat, pas Ballukut mbron edhe kreun e ARRSH dhe të KESH
Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut për shkak të abuzimeve dhe aferave korruptive me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe. Në podkastin e tij, kreu i qeverisë tha se çështja është çuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç thotë ai është një betejë institucionale për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve. Ndërkohë që GJKKO ka qene shumë e qartë në vendimin e saj dhe ka paraqitur arsyet edhe të marrjes nën hetim por edhe arsyet e pezullimit të zëvendëses së Ramës. Rama këmbëngul duke thënë së çuarja e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese nuk është presion. Ndërkohë që ditë për ditë që nga dita e parë e pezullimit të Ballukut ai nuk ka lenë gur pa levizur, e media...