Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e demencës me 30%
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”, ekziston një rrezik më i lartë i demencës nëse kohëzgjatja e gjumit është gjashtë orë ose më pak – në moshën 50 dhe 60 vjeç – krahasuar me personat që flenë shtatë orë gjatë natës. Pas hulumtimit të gati 8,000 njerëzve për 25 vjet, studimi zbuloi se të fjeturit më pak se gjashtë orë në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës. “Koha e shkurtër e gjumit midis moshave 50, 60 dhe 70 vjeç shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar prej 30% për shfaqjen e demencës, pavarësisht nga faktorët sociodemografikë, të sjelljes, kardiometabolikë dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin”, sipas studimit. “Gjumi është i rëndësishëm për funksionimin normal të trurit dhe...