Parakalimi – Zbardhet plagosja në Berat, Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

Parakalimi – Zbardhet plagosja në Berat, Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

Një plagosje me armë është regjistruar në Berat pak pas mesnatës së sotme. Nërkohë që janë zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi). Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark. Njoftimi: Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi...