Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

Sa vjeç është zemra juaj në të vërtetë? Njohja e kësaj mund të jetë thelbësore për të vlerësuar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, si infarktet dhe goditjet në tru, që mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë. Studimet e fundit tregojnë se algoritmet e inteligjencës artificiale mund të analizojnë elektrokardiogramë (Ekg) për të përcaktuar “moshën biologjike” të zemrës dhe rrezikun e ngjarjeve të tilla. Një zemër që duket më e vjetër se mosha reale mund të rrisë rrezikun e problemeve kardiake deri në 92%, ndërsa një zemër më e re e ul atë rrezik deri në 27%. Por për të vlerësuar shëndetin e zemrës nuk nevojiten gjithmonë teknologji të avancuara. Një kontroll te mjeku i familjes dhe matja e disa parametrave themelorë mund të ofrojnë informacion...