Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Cina dhe Rusia zhvilluan ciklin e tyre të tretë të ushtrimeve të përbashkëta anti-raketore në territorin rus në fillim të dhjetorit, njoftoi të shtunën në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes e Kinës. “Ushtrimi i përbashkët nuk është drejtuar ndaj palëve të treta dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë kineze. Më herët këtë vit, dy vendet zhvilluan bisedime mbi mbrojtjen kundër raketave dhe stabilitetin strategjik dhe kryen ushtrime të artilerisë dhe kundërndërhyrjes nënujore në Detin e Japonisë gjatë muajit gusht. Rusia dhe Kina kishin nënshkruar një partneritet strategjik “pa kufij” pak para pushtimit rus të Ukrainës në 2022, duke u angazhuar për ushtrime të rregullta ushtarake për koordinimin e forcave të tyre të...