Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi ku një grua 50-vjeçare në Thassos përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar në mes të rrugës. Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me thikë në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë. “Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai...