Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar
Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, kryeministri Edi Rama foli sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj Ballukut, është sepse sipas tij ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit. Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, kryeministri Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës të këtyre 2 institucioneve ndodhen në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK dhe...