Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berat/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit. Njoftimi i policisë Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Vijon…