Autobusi përplaset me kamionin, 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi (VIDEO)

Autobusi përplaset me kamionin, 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi (VIDEO)

Një aksident automobilistik ka lënë pas 7 viktima dhe 11 të plagosur në Turqi. Një autobus është përplasur me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore, tha zyra e guvernatorit rajonal. Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi pjesën e përparme të djathtë të autobusit të dëmtuar rëndë nga përplasja me pjesën e pasme të kamionit, rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit. Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u mor në...