Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Presidenti Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale: Njerëz të jashtëzakonshëm, më të mirët e arteve dhe kulturës amerikane
Presidenti Trump u dorëzoi mbrëmjen e kaluar medaljet e nderuarve të Qendrës Kennedy për vitin 2025 artistëve, në përzgjedhjen e të cilëve ai tha se ishte thellësisht i përfshirë si “ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur” e prodhuar ndonjëherë. Fituesit e këtij viti janë aktori Sylvester Stallone, këngëtarët Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi rok Kiss dhe aktori-këngëtari Michael Crawford. Trump i përshkroi ata si një grup “njerëzish të jashtëzakonshëm” që përfaqësojnë “më të mirën e arteve dhe kulturës amerikane”. “I njoh shumicën prej tyre dhe kam qenë fans i të gjithëve”, tha presidenti. “Ky është një grup ikonash, puna dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur moralin dhe bashkuar miliona amerikanë. Ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur...