Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Plagoset me armë 37-vjeçari në Berat, policia jep detajet
Një 37-vjeçar me iniciale F.T (Xh) ka mbërritur në spitalin e qytetit të beratit, rreth orës 00:55 të kësaj të diele për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, i riu është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia./vizionplus.tv