Përfundojnë bisedimet e paqes në SHBA, Rusia jep “mesazhin”, sulmon Ukrainën

Përfundojnë bisedimet e paqes në SHBA, Rusia jep “mesazhin”, sulmon Ukrainën

Rusia nisi një seri sulmesh ajrore gjatë natës në disa rajone të Ukrainës, vetëm disa orë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi një telefonatë “shumë konstruktive” me ekipin negociator të Donald Trump pas bisedimeve tre-ditore në Florida. Kryebashkiaku i Kremenchukut raportoi një “sulm masiv” ndaj qytetit industrial, ndërsa infrastruktura e ujit, energjisë dhe ngrohjes u dëmtua rëndë. Nuk ka ende raportime për viktima. Sipas autoriteteve ukrainase, qyteti qendror Kremenchuk u godit nga një “sulm i kombinuar” i Rusisë në orët e para të së dielës, ndërsa Moska njoftoi se kishte rrëzuar 77 dronë ukrainas në disa rajone. Këto sulme ndodhën në një moment kur Uashingtoni po përpiqet të çojë përpara një plan shumëpikësh paqeje mes Kievit dhe Moskës. Pas përfundimit të bisedimeve në Miami, Zelensky deklaroi...