Mjetet elektrike, siguracion më i lirë

Mjetet elektrike, siguracion më i lirë

Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, mbështetur mbi disa faktorë rreziku. Kjo solli diferencim të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, në varësi të fuqisë motorike, vjetërsisë, moshës së drejtuesit të mjetit, qarkut ku mjeti është regjistruar. Duke filluar nga viti 2026, do të nisë edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që parashikon çmime më të larta për ata që shkaktojnë dëme (malus) dhe më të ulëta për drejtuesit që nuk shkaktojnë dëme (bonus). Sistemi i ri që aplikohet prej vitit 2025 parashikon prime më avantazhuese për automjetet elektrike, pavarësisht fuqisë së tyre. Në rastin e mjeteve elektrike, nuk ekziston treguesi i kubikazhit ose madhësisë së motorit,...