Sherr i degjeneruar në dhunë, 37-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia heton rrethanat

Sherr i degjeneruar në dhunë, 37-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia heton rrethanat

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Berat, pak pas mesnatës së djeshme. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina. I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes. “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me...