Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Berat. Policia njofton se një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.