Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot
Ditën e diel (7 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.