BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH. Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit të publikuar së fundmi tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar. Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani. Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta. Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen. Studimi tregon se vendi...