VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, shihni golin që shënoi në minutën e 102-të

VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, shihni golin që shënoi në minutën e 102-të

Arbër Hoxha ka shënuar sërish për Dinamo Zagreb në Kroaci, duke lënë gjurmë edhe në sfidën e kësaj fundjave. Dhe për më tepër goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur barazpeshën në minutën e 102-të. Festa më pas ishte e çmendur. Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të të kampionatit kroat u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes. Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm. Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën...