“Short i jashtëzakonshëm”, Ademi optimist: Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi shanse

“Short i jashtëzakonshëm”, Ademi optimist: Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi shanse

Në rast se arrin të kualifikohet në Botërorin 2026, Kosova do të jetë në grup me një nga vendet organizatore, SHBA-të, Paraguajin dhe Australinë. Një short i favorshëm, sipas presidentit të Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Kreu i futbollit kosovar e ka konsideruar një short të veçantë, duke iu referuar lidhjes që Kosova ka me SHBA-të. Ademi ka folur me respekt për kundërshtarët e grupit, gjithmonë nëse “Dardanët” ia dalin të kualifikohen në play-off. “Është një short i jashtëzakonshëm, krejtësisht ndryshe nga shortet e tjera, special, me njerëz që tërhoqën ekipet, tre presidentët e tri shteteve organizatore. I jap komplimente FIFA-s dhe Gianni Infantino, i cili e bëri këtë gjë mjaft atraktive. Tri kombëtare të respektueshme, por ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe...