Nuhiu karikon bardheblutë para derbit: Ndaj Partizanit “vdesim” në fushë, të fitojmë për tifozët

Nuhiu karikon bardheblutë para derbit: Ndaj Partizanit “vdesim” në fushë, të fitojmë për tifozët

Tirana nuk po kalon ditët e saj më të mira, madje bardheblutë janë zhytur në një krizë rezultatesh dhe për pasojë qëndrojnë në vendin e fundit në renditjen e kampionatit me 7 pikë të grumbulluara pas 14 javëve të luajtura. Sfida e radhës është më shumë se një ndeshje, derbi kundër Partizanit. Trajneri i bardhebluve Ardian Nuhiu ka folur për mediat në prag të kësaj supersfide, duke deklaruar se skuadra e tij do të synojë fitoren përballë rivalëve të qytetit dhe se rezultati i ndeshjes së nesërme nuk ndikon në të ardhmen e tij. “Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi, por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Lojtarët duhet të tregojnë karakter dhe personalitet sepse është ndeshje e veçantë dhe speciale edhe për tifozët...