Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Zhegrovës i mjaftojnë 8 minuta për të treguar klasin e tij, nis driblimin që nga mesfusha dhe përfundon në zonën kundërshtare
Edon Zhegrova nuk ka mundur të gjejë hapësirën e duhur as në Kupën e Italisë. Anësori shqiptar është aktivizuar në minutën e 84-t të takimit kundër Udinezes. Megjithatë, edhe ato pak minuta që pati në dispozicion i mjaftuan për të dëshmuar klasin e tij. Kur po kronometrohej minuta e 2-të e shtesës, Zhegrova shpalosi vlerat e tij, ato për të cilat Juventusi vendosi ta vishte bardhezi. Lojtari i Kosovës nisi driblimin e tij që nga mesi i fushës dhe pasi kaloi me sukses dy kundërshtarë, përfundoi në hyrje të zonës kundërshtare. Më pas Zhegrova pasoi në brendësi të zonës, por mbrojtësi i Udinezes u tregua i shkathët për të larguar topin. Një ndërhyrje që shmangu një rast të artë për gol. Në fund Juventusi arriti...