Video e re nga hetimet: Makina e autorëve del nga garazhi pak para vrasjes në Elbasan

Video e re nga hetimet: Makina e autorëve del nga garazhi pak para vrasjes në Elbasan

Publikohen pamjet e automjetit të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Makina tip ‘Audi’ merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Makina u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes. Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende. Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi....