(VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

(VIDEO) Juventusi siguron kualifikimin, VAR e bën “çorb”. Rikthehet Zhegrova me shkëndija magjike!

Juventusi ka siguruar një kualifikim të rëndësishëm në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Udinesen me rezultat 0-2, në një sfidë ku ekipi i Luciano Spallettit ishte superior dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen nga fillimi deri në fund. Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Jonathan David finalizoi me qetësi një pasim të saktë, duke goditur në këndin e poshtëm. VIDEO E GOLIT TE DAVID – VIDEO Vetëm pak minuta më vonë, David e dërgoi sërish topin në rrjetë (33’), por goli u anulua për pozicion jashtë loje – vendim i konfirmuar nga VAR-i qe gaboi pasi nuk mori lojtarin e duhur ne vijen kompjuterike te matjes. VIDEO Edhe Udinese pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje (30’),...