Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
(VIDEO) Barcelona fluturon, Dani Olmo nga lumturimi te hidhërimi. Torres hesht Atletico Madrid!
Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-1 në “Cam Nou”, duke konfirmuar se ndoshta kriza ka kaluar dhe se me rikthimet e lojtarëve pas demtimeve muzika pritet te ndryshojë. Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi me Alex Baena, i cili depërtoi mes mbrojtjes dhe goditi saktë në qendër të portës, duke mos i lënë shanse portierit Joan Garcia. Pak momente më vonë, VAR verifikoi golin e Atleticos, por vendimi u konfirmua. Barcelona reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 26-të me një veprim brilant individual të Raphinhas, i cili mashtroi portierin dhe e shtyu topin në rrjetë për 1-1. Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski humbi një penallt, duke dështuar ta përmbyste...