Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aulon Kalaja zbulon çfarë po ndodh në kampin opozitar: PD duhet të jetë e pamëshirshme…! Oketa: PS kazermë ushtarake
Debati mbi krizën e brendshme të opozitës dhe sfidat e skenës politike shqiptare u rikthye në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, dhe ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa (PD) analizuan zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe klimën politike në vend, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e parimeve demokratike në funksionimin e partive kryesore dhe nevojën urgjente për diskutim të hapur mbi reformimin e Kodit Zgjedhor. Kalaja: Është e rëndësishme të kthejmë gishtin nga vetja jonë, të kuptojmë se ku jemi. Në rast se duam të ecim përpara duhet të jemi të pamëshirshëm në analizën e zgjedhjeve. Është domosdoshmëri që ne të diskutojmë. PD po kërkon të bëjë...