Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS ‘Nesti Angonin’ e zv.kryeministres

Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS ‘Nesti Angonin’ e zv.kryeministres

Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. Ai tha se kanë qenë vetë deputetë të Partisë Socialiste që kanë dorëzuar dosje në SPAK për zonjën Balluku. Kalaja u shpreh se deputetët socialistë kanë folur me oligarkë që kanë marrë tenderat e rrugëve, kanë marrë përgjigjen dhe ia kanë dërguar SPAK-ut. Sipas ish-kandidatit të PD-së, brenda grupit të PS-së ka shumë njerëz që e urrejnë Ballukun. Pjesë nga biseda: Kalaja: Unë di një informacion që deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar dosje në SPAK për zonjën Balluku. Borakaj: Domethënë, kanë folur si Nesti Angoni? Kalaja: Kanë folur me oligarkë të caktuar që kanë marrë këto tenderat e rrugëve, kanë...