Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ç’ndodhi? Dolce e mohon lidhjen me Edin në Grande Fratello
Rrugëtimi i Dolce-s në Grande Fratello po zhvillohet pa tensione dhe me shumë harmoni. Ajo duket se është integruar shpejt me banorët e tjerë dhe ka krijuar një atmosferë të mirë sociale brenda shtëpisë. Megjithatë, teksa publiku nisi të hamendësonte për jetën e saj sentimentale, veçanërisht pas afrimit me Edin, Dolce vendosi të flasë hapur. Gjatë një bisede të sinqertë me banorët, ajo sqaroi se pavarësisht afërsisë që mund të ketë me disa prej tyre, nuk ka asnjë ndjenjë romantike për asnjërin. “Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. S’kam dashuri ose lidhje me askënd,” tha ajo, duke hedhur poshtë çdo aludim për një romancë me Edin. Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur publiku dhe mediat kanë nisur të komentojnë...