Trump paralajmëron: Së shpejti fillojmë sulmet ndaj objektivave në tokën e Venezuelës! Do t’i shtypim bastardët

Trump paralajmëron: Së shpejti fillojmë sulmet ndaj objektivave në tokën e Venezuelës! Do t’i shtypim bastardët

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se Shtetet e Bashkuara janë gati të nisin shumë shpejt sulme ndaj objektivave brenda territorit të Venezuelës, duke e ashpërsuar dukshëm retorikën kundër rrjeteve të trafikut të drogës në rajon. “Do të fillojmë t’i kryejmë këto goditje edhe në tokë,” tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke shtuar se “e dimë ku jetojnë, e dimë ku ndodhen kriminelët dhe shumë shpejt do të veprojmë”. Ai pretendoi se grupet kriminale “vranë mbi 200.000 njerëz vitin e kaluar”, duke premtuar se SHBA “do t’i shkatërrojë këta banditë”. Përveç Venezuelës, Trump përmendi edhe Kolumbinë si mundësi për operacione të ardhshme, pavarësisht marrëdhënieve më të mira mes dy vendeve. “Ata prodhojnë kokainë dhe e shesin në SHBA, ndaj ndërhyrjet mund të...