“Gati për luftë me Europën”, takimi me dhëndrin e Trump, presidenti rus: BE, po saboton planin e paqes

“Gati për luftë me Europën”, takimi me dhëndrin e Trump, presidenti rus: BE, po saboton planin e paqes

Të martën në mbrëmje në Moskë u zhvillua takimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me një delegacion amerikan lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. Delegacionin e SHBA-së e udhëhoqi i dërguari i Trumpit, Steve Ëitkoff, teksa atë po e shoqëronte edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. Pak para takimit, Putini deklaroi për gazetarët, se Evropa po pengon përpjekjet për paqe me kërkesa, për të cilat ka deklaruar se janë të papranueshme për Rusinë. Ai po ashtu ka thënë se Rusia nuk do luftë, por nëse Evropa do, atëherë edhe Rusia është e gatshme. “Ata janë në anën e luftës. Edhe kur përpiqen gjoja të bëjnë disa ndryshime në propozimin e Trumpit, ato synojnë vetëm një gjë: të bllokojnë plotësisht të gjithë procesin e...