Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal
Fulham dhe Manchester City dhuruan një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë. E vlefshme për javën e 14-të në Premier League, ku u shënuan plot 9 gola, rezultati final 4-5 për Man. City. Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat. Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një...