“Rama e ka përdorur Drejtësinë”, deputeti Xhaferri: Tani po i del kundër me të gjitha bateritë

“Rama e ka përdorur Drejtësinë”, deputeti Xhaferri: Tani po i del kundër me të gjitha bateritë

Deputeti i PD-së Besart Xhaferri deklaroi në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin se Edi Rama “e ka përdorur drejtësinë për vite me radhë” dhe sot po përballet me të njëjtin sistem që, sipas tij, ka dirigjuar. Xhaferri tha se ankesat e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese tregojnë se Rama ka braktisur pretendimin e vjetër se “nuk ndërhyn në drejtësi”. Sipas tij, kryeministri ka ushtruar ndikim të fortë në sistem, duke përdorur strukturat e drejtësisë sipas interesave politike dhe duke “lëshuar njerëzit e vet” kur i ka qenë e leverdishme. Deputeti demokrat theksoi se ky është rasti i parë ku drejtësia po heton një procedurë të qeverisë në mënyrë të plotë dhe jo sporadike. “Rama është gjendur ngushtë dhe tani po godet me të gjitha...