Balluku në Kushtetuese, Lamallari ndan fjalët e magjistratit italian: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, detyrë e përditshme e çdo demokracie

Balluku në Kushtetuese, Lamallari ndan fjalët e magjistratit italian: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, detyrë e përditshme e çdo demokracie

Teksa ankimimi i kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit nga detyra të zevendëskryeministres Belinda Balluku është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka ndarë sot një reflektim të gjerë pas takimit që zhvilloi më 13 nëntor me ministrin e Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordio, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Itali. Duke vlerësuar figurën e Nordio-s, një magjistrat me afro 40 vite karrierë dhe një nga protagonistët e hetimit të famshëm italian “Mani Pulite”, Lamallari shprehet se diskutimet me homologun e tij, së bashku me dhuratën simbolike, Kushtetutën e Republikës Italiane, marrin sot një domethënie të veçantë për rëndësinë e mbrojtjes së parimeve kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve. Në postimin e tij në rrjetin...