Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt
Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit. I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD. “Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit. Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur. Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo...