Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i parë në nivele kaq të larta!
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë. Mogherini dyshohet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional. Ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se e sheh si një zhvillim negativ në BE, sidomos në raport me çështjet e sigurisë. Oketa deklaroi se është rasti i parë i ndodhur në nivele...