Grabiten 20 mijë fishekë të ushtrisë gjermane, shqetësime për sigurinë/ Hetimet ia “faturojnë” fajin shoferit: Nuk la të sigurt kamionin

Grabiten 20 mijë fishekë të ushtrisë gjermane, shqetësime për sigurinë/ Hetimet ia “faturojnë” fajin shoferit: Nuk la të sigurt kamionin

Një ngarkesë me afërsisht 20,000 fishekë të ushtrisë gjermane u vodh nga një kamion shpërndarjeje në qytetin lindor të Burgut, sipas ministrisë gjermane të mbrojtjes. Incidenti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe është duke u hetuar nga autoritetet. Vjedhja e municioneve ndodhi më 25 nëntor, kur shoferi i një kompanie transporti civil, i kontraktuar nga ushtria, la kamionin në një parking të pambrojtur gjatë natës. Kur dërgesa mbërriti në kazermat Clausewitz të nesërmen, u zbulua se municionet ishin zhdukur. Raportet sugjerojnë se ngarkesa përmbante 10,000 fishekë për pistoleta, 9,900 fishekë bosh për pushkë sulmi dhe granata tymi. Përkundër këtyre informacionit, autoritetet nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të municioneve të vjedhura. Ushtria gjermane ka nisur një hetim të përbashkët me policinë për të zbardhur...