Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SHBA ndëshkon Serbinë, sanksionon rafinerinë me pronarë rusë
Shtetet e Bashkuara kanë ndëshkuar Serbinë, duke mos i dhënë lejen për të mbajtur në funksion rafineritë e naftës me pronarë rusë, që kanë rënë pre e sanksioneve. Në reagimin e tij, presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se kjo do të jetë një katastrofë për Serbinë. Serbia dështoi të siguronte një leje nga Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e funksionimit të rafinerisë së naftës në pronësi të Rusisë. Lëvizja ka bërë që kompleksi i hidrokarbureve të ndalojë operacionet dhe të kërcënojë furnizimin e vendit me naftë, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç. Konkretisht, administrata amerikane rrëzoi kërkesën e Beogradit për të vijuar furnizimet me naftë bruto të rafinerisë Pançevo, në një kohë kur pronarët rusë kërkojnë blerës të pjesës dërrmuese të aksioneve të tyre në grupin Industrinë...