“Pezullimi, kompetencë e GJKKO dhe e asnjë pushteti tjetër”/ Çështja ‘Balluku’, Prençi: Belinda nën hetim prej 9 muajsh

“Pezullimi, kompetencë e GJKKO dhe e asnjë pushteti tjetër”/ Çështja ‘Balluku’, Prençi: Belinda nën hetim prej 9 muajsh

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga tre anëtarë nuk arriti dot sot të merrte një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Kolegji nuk shprehet për kalimin ose jo të një çështjeje në seancë plenare, por për moskalimin ose jo të saj. Dhe në këtë rast “vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri”. Duke qenë se trupa e tre anëtarëve që përbënin kolegjin, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk ka patur unanimitet për moskalimin, atëherë çështja i ka kaluar...