“Po përsëritet rasti i dytë pas Ahmetajt”/ Pezullimi i Ballukut, Oketa: Do të ishte krejt normale që të ishte dorëhequr

“Po përsëritet rasti i dytë pas Ahmetajt”/ Pezullimi i Ballukut, Oketa: Do të ishte krejt normale që të ishte dorëhequr

Ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa tha se akuzat që rëndojnë ndaj Belinda Ballukut janë shumë të rënda. I ftuar në një studio televizive, Oketa deklaroi se po përsëritet rasti i dytë pas Arben Ahmetajt. Ai theksoi se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të ishte vënë përballë drejtësisë. Pjesë nga biseda: Gazetari: Si e shihni çështjen në aspektin politik? Oketa: Është një strategji mbrojtjeje politike. Duket sikur kemi një mosmarrëveshje pronësie. Është një akuzë shumë e rëndë për një figurë shumë të lartë, dhe një pozicion të lartë na kabinetin qeverisës. Në pozicione të tilla, secili person duhet të ketë një kod etik dhe moral. Gjykoj se do të ishte krejt normale që Balluku të ishte dorëhequr dhe të ishte vënë përballë drejtësisë. Goditja...