Rusia ‘e gatshme’ për luftë me Evropën, thotë Putin ndërsa nisin bisedimet e paqes me SHBA

Rusia ‘e gatshme’ për luftë me Evropën, thotë Putin ndërsa nisin bisedimet e paqes me SHBA

Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 22:12 Vladimir Putin ka akuzuar fuqitë evropiane se po pengojnë paqen në Ukrainë dhe ka kërcënuar se Rusia është e gatshme për luftë, ndërsa i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, mbërritën për bisedime në Kremlin të martën në mbrëmje. Pak para takimit me dyer të mbyllura, Putin bëri një sërë komentesh të ashpra. Duke folur para gazetarëve, ai akuzoi qeveritë evropiane për sabotim të procesit të paqes dhe tha se “kërkesat evropiane” për t’i dhënë fund luftës ishin “të papranueshme për Rusinë”. “Evropa po pengon administratën amerikane të arrijë paqen në Ukrainë,” tha Putin, duke shtuar: “Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, por nëse Evropa fillon, ne jemi gati menjëherë.”...