Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Elon Musk mbetet në krye, por themeluesit e Google shënojnë fitimet më të mëdha
Sektorët e teknologjisë kompjuterike, mediave sociale dhe inteligjencës artificiale vazhdojnë të dominojnë listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas renditjes së fundit të Forbes për muajin dhjetor. Në krye të kësaj liste mbetet Elon Musk, i cili ruan pozicionin e tij si personi më i pasur globalisht. Pasuria e tij aktuale vlerësohet në 483 miliardë dollarë, pavarësisht se ka pësuar një rënie të lehtë. Kjo rënie erdhi si pasojë e një uljeje prej 6% të vlerës së aksioneve të kompanisë së tij, Tesla, çka rezultoi në një pakësim të pasurisë së tij me rreth 15 miliardë dollarë. Renditja e dhjetë personave më të pasur në botë për dhjetor ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me muajin e kaluar. Pas Musk, në vendin...