Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”Politika nuk e dominon dot më drejtësinë”, Çipa: Fenomeni i pandëshkueshmërisë ka përfunduar
Analisti Aleksandër Çipa komenton veprimtarinë e sistemit të drejtësisë në raport me politikën. Për të politika së fundmi është bërë më e rafinuar për t’u mbrojtur nga goditjet e drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut. “Mendoj që sistemi i drejtësisë duhet që të vepronte pa krijuar evazivitete juridike dhe interpretime palësh. Në rastin konkret nëse një prokuror apo një gjykatë e dinte se do të ngrihej pretendimi nga pala e shumicës në vend për të padrejtën që ka gjykata për të pezulluar zëvendëskryeministren në detyrë, nuk duhet ta bënte këtë dhe ndoshta duhej të ndiqte një rrugë tjetër, e cila nuk do të haste këtë rezistencë dhe këtë interpretim politik jo vetëm nga shumica por edhe nga zëra të tjerë të shoqërisë civile. Në rastin e përvojës...