Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“E sheh atë automjetin e blinduar jashtë?”, si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”
Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”. Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij. Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta paguajë vetëm një javë. Jeton Lami, ish-efektiv i forcave operacionale në Policinë e Shtetit shfaqet papritur në konfliktin e lindur midis Sajmir Sinës dhe Flogert Mezhikës. “Në...