Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë (EMRI)

Sherri nisi për një vajzë, kush është 35-vjeçari që u dhunua në Lezhë (EMRI)

Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë. Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta ( shkopa bejsbolli) nga autorët. Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Sipas burimeve gjendja e tij është e rënduar. Ndërsa autorët janë ende të pa identifikuar. I dhunuari në deklaratën...