Kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla

Kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla

Ky është i shpalluri në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës. Në këto pamje të siguruara nga gazetari i AbcNews Ervin Leka, ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje. Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15. Ndërkohë, vrasja u krye një ditë më pas, më 30 nëntor. 32-vjeçari Arani, gjatë kohës së krimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale. Për vrasjen e Mandi Mëhallës, u arrestua Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, si i dyshuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç,...