Hetimi vuri në pranga Federica Mogherini-n, çfarë janë Kolegji i Europës dhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së

Hetimi vuri në pranga Federica Mogherini-n, çfarë janë Kolegji i Europës dhe Shërbimi i Jashtëm i BE-së

Në kuadër të hetimit mbi një mashtrim të dyshuar lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për të rinjtë diplomatë, këtë mëngjes Prokuroria Evropiane (EPPO) ka kryer kontrolle në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (SEAE) të BE-së në Bruksel. Tre të dyshuar janë ndaluar, mes tyre rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i SEAE, Stefano Sannino. Por çfarë janë dhe çfarë funksionesh kanë këto dy institucione? Kolegji i Evropës Kolegji i Evropës është një institucion i pavarur i studimeve pasuniversitare mbi çështjet evropiane, i themeluar në vitin 1949 me seli në Bruges në Belgjikë, në Tiranë në Shqipëri dhe në Varshavë...