Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)
2 Dhjetor 2025 21:32 Telesport Ashtu siç dhe pritej, Barcelona dhe Atletico Madrid po dhurojnë spektakël në përballjen e tyre në “Camp Nou”, e vlefshme për La Ligën. “Colchoneros” kanë kaluar në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit. Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të. Mbrojtja e katalanasve lë shumë ëp të dëshiruar këtë sezon dhe kapet mjaft lehtë në befasi nga kundërshtarët, njësoj siç ndodhi edhe pak më parë me golin e Alex Baena. Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të...