Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

2 Dhjetor 2025 21:48 Telesport Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë mes Juventusit dhe Udineses është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Matteo Palma në minutën e 23-të, ku pas një topi të futur në zonë nga Weston McKennie, mbrojtësi 17-vjeçar i Udinese, në dyluftim me Jonathan David, e dërgoi topin në portën e tij. Në minutën e 34-të, Juventusi gjeti golin e dytë me anë të kanadezit Jonathan David, por u anullua për pozicion jashtë loje. SHIKOAUTOGOLIN